http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i jashtëm Ditmir Bushati pranon se Shqipëria është duke parë skenarë të mundshëm për përballimin e fluksit të emigrantëve që mund te vijnë nga Siria në drejtim të Europës gjatë dimrit. Në një intervistë për ?Zërin e Amerikës?, Bushati tha se ende nuk ka një plan konkret se si do të veprojë vendi ynë, nëse rruga e tyre për shkak të kushteve të motit do të ndryshojë dhe do të kalojë mes Shqipërisë. Ai nënvizoi se Shqipëria është një shtet me kapacitete të kufizuara, por gjithsesi pret direktivat që do të vijnë edhe nga aleatët tanë në europë.?Ne jemi nje vend me kapacitete te kufizuara, por jemi te përgatitur per te gjithë skenaret, sepse ka gjasa qe me afrimin e dimrit te ketë nje afrim dhe ndryshim te rrugëve te emigranteve. Do te jemi ne Luksemburg per te diskutuar për masat qe duhet te marrim.?Duke zbardhur pjesë të takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe atij të Greqisë Aleksis Tsipras, Bushati deklaroi se shumë shpejt pritet të ketë një takim mes tyre për të diskutuar çështje ende të pazgjidhura që ka Shqipëria me shtetin grek.?Takimi me Cipras ishte i frytshëm dhe kishin fryme mirëkuptimi. Shtroi mundësinë per nje kontakt me dy kryeministrat për te adresuar me tej çështjet qe ne kemi me Greqinë. Marrëdhëniet janë te mira, por nuk janë aty ku ne do te donim te ishin.?Në takimet që ka patur gjate punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ditmir Bushati tha se Shqipëria ka lobuar fort për anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, një kërkesë që Shqipëria e dorëzoi para disa ditësh.