Dekriminalizimi i politikës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratët vijojnë denoncimin, sipas tyre të personave me të kaluar të dyshimtë, të emëruar nga kryeministri Edi Rama, në poste të rëndësishme të institucioneve. Kreu grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, tha se në krye të Këshillit të Qarkut Kukës, është caktuar Abedin Oruçi, person me të shkuar problematike.Edi Paloka:Personazh i kronikave të zeza, mjafton të fusni në google emrin e tij për të parë sa të pasur e ka CV-në, dhe pikërisht për shkak të aktiviteteve të paligjshme u shkarkua nga qeveria e mëparshme nga detyra e kryetarit të komunës Kolsh. Por Abedin Oruçi ushtroi edhe dje dhunë ndaj sekretarit të këshillit të qarkut, e po ashtu, mori me dhunë zyrën e kreut të këshillit të qarkut, pas një mbledhjeje të paligjshme. Ne i kërkojmë Prokurorisë të hetojë me shpejtësi aktet e dhunës së djeshme të Oruçit, dhe kërkojmë vendosjen e ligjshmërisë në Këshillin e Qarkut.Dekriminalizimi është një proces, për të cilin edhe socialistët kanë fjalën e tyre. Për Taulant Ballën demokratët duhet të shohin brenda shtëpisë së tyre. Procesi i dekriminalizimit të politikës dhe institucioneve shtetërore është ka shkaktuar debat të fortë në politikën shqiptare. Për hartimin e një pakete ligjore në Kuvend është ngritur një komisionin i posaçëm parlamentar.