http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa aksioni kundër informalitetit ka hyre ne ditën e dytë, kane filluar te ndihen efektet e para. Qindra qytetarë ne te gjithë vendin, të cilët janë pronare te një biznesi, janë detyruar të presin me orë të tëra në radhë per te plotësuar procedurat. Ne sportelet e QKR ne Elbasan mbajnë radhe edhe emigrantet që jetojnë ne shtetet fqinje te ardhur enkas vetëm për regjistrimin e bizneseve. Qytetaret ankohen per vonesat dhe radhët e gjata. Ne Fier janë ngritur 32 grupe kontrolli me më shume se 130 specialiste tatimorë për te verifikuar bizneset lidhur me ligjshmërinë e tyre. Veprimet kryhen ne te vetmen zyrë te Regjistrimit dhe Licencimit. Ne tre sportele brenda saj, janë shënuar radhë te stërzgjatura. Edhe ne Vlore aksioni kundër informalitetit ka sjelle dyndje ne zyrat vendore te regjistrimit. Punonjëset jashtë kamerës shprehen se duhet te qëndrojnë me ore te tejzgjatura per te përballuar situatën.