https://www.facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/vizionp" />
https://www.facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/vizionp"/>
http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/vizionplustv
Pritat me gurë, te cilat janë ndërtuar në tokë tre vjet më parë nga pronarët e lokaleve në plazhin e Qerretit në Golem, sot janë disa metra brenda ne det. Çdo vit në këtë plazh, deti merr nga 25 deri në 30 metra tokë nga bregu. Fenomeni i shfaqur rreth dhjetë vjet më parë ka marre 250 metra plazh në këtë zonë. Pronarët e lokaleve thonë se gjatë dimrit gjithçka pushtohet nga dallgët e larta. Komuna e Golemit ngre shqetësimin e zhdukjes së plazheve të saj nga harta turistike e zonës së Kavajës. Shkak për gllabërimin e tokës nga deti në plazhin e Qerretit është ulja e sasisë së inerteve që lumenjtë sjellin në det. Inertet krijojnë barriera mbrojtëse të bregut dhe në mungesë të tyre, dallgët kanë gërryer rërën.