Kombëtarja shqiptare ndeshje me Danimarkën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit vijon te jete e grumbulluar ne komunën e Pieve di Soligos ne Trevizo te Italisë, ku po bën edhe përgatitjet e fundit para ndeshjes eliminatore per europianin France 2016, qe do te luaje ne Kopenhagën te premten ne mbrëmje ndaj Danimarkës. Kuqezinjtë e kanë një test shumë të rëndësishëm sfidën kundër skuadrës nordike, e cila është një kundërshtar direkt në luftën për vendin e dytë te grupit I, që të çon direkt në kampionatin europian. Shqipëria ka aktualisht 10 pikë, po aq sa danezet me të cilin ndan vendin e dytë, por ekipi i De Biasit është i favorizuar për shkak se ka zhvilluar një ndeshje me pak sesa kundërshtari. Kjo është arsye përse kuqezinjtë shkojnë në Kopenhagën me dy rezultate ne favor, barazim dhe fitore. Ndryshe nga sa kishte deklaruar një ditë më parë tekniku De Biasi, i grumbulluar tashmë figuron edhe Ledion Memushaj, fantazisti i Peskares që ishte në dyshim për shkak dëmtimi. Dilema e vetme e madhe e De Biasit është në fakt qendra e mbrojtjes ku nuk dihet nëse në krah të Canes do të jetë Arlind Ajeti apo debutuesi Xhimshiti. Por kuqezinjtë mund të fërkojnë duart edhe per problemet e kundërshtarit. Danimarka nuk do të ketë të gatshëm dy titullarët e krahëve të mbrojtjes Simon Polsen dhe Boilsen të dëmtuar, dhe në mënyre të veçante yllin e mesfushës, Kristian Eriksen, i cili është kthyer në Londër tek ekipi i tij Totenham. Mediat daneze i kane kushtuar jo pak vëmendje edhe shqiptarit Riza Dyrmishi i grumbulluar nga tekniku Olsen per te luajtur ndaj kuqezinjve. Ndeshja do të gjykohet nga skocezi Ulluiam Kollum, ndërsa në stadium të premten në orën 20 e 45 pritet të jenë një numër i madh shqiptaresh.