Rrahja e mjekut të Durrësit, publikohet video - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kamerat e sigurisë kane fiksuar momentin e dhunës ndaj mjekut te spitalit te Durrësit Anton Ndoj. Ne pamje shihet qarte se si 23 vjeçari Jurgen Hoxha afrohet dhe pasi e përplas mjekun për muri e godet atë me gusht. Disa nga koleget e Ndojit dhe roja i policisë private ndërhyjnë per te shuar sherrin, ndërsa nje tjetër mjek duket indiferent. Mjeku i spitalit rajonal te Durrësit Anton Ndoj me datën 22 gusht u konfliktua me oficerin e burgut te fushe Krujës Adriatik Hoxha. Djali i këtij te fundit refuzoi te blinte një kateter ne farmaci me arsyetimin se pajisja duhej te gjendej nga spitali. Menjëherë pas dhunës se ushtruar ndaj Ndoit 23 vjeçari hoxha është larguar me shpejtësi nga ambientet e spitalit për t?i shpëtuar policisë, ndërsa është shpallur tashme ne kërkim.

Free Traffic Exchange