Beqaj: Pacientët të marrin kuponin për barnat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe Ministria e Shendetesise do te kete rolin e saj ne betejën kundër informalitetit qe pritet te nise ne nje shtator. Ministri Ilir Beqja u ka bere apel qytetareve qe te pajisen me kupon tatimor per çdo medikament apo shërbim qe marrin.?Duhet të sigurohen të gjithë pacientët që për barnat apo shërbimet që blejnë në treg, të marrin kuponin tatimor. Kjo është e vetmja siguri që paratë që secili prej nesh paguan për të shkuar në arkën e shtetit të mbërrijnë në destinacion. Dhe vetëm kështu, Qeveria do të mund të ndërtojë më shumë spitale, të furnizojë më mirë spitalet dhe të ofroje shërbim më të mirë?.Sipas ministrit Beqaj sektori i shendetesise ka edhe nje specifike qe lidhet me sigurinë e konsumatorit.?Barnat dhe shërbimet e ofruara në mënyrë informale, nuk krijojnë vetëm një gropë në të ardhurat e shtetit. Ato rrezikojnë shëndetin dhe jetën e pacientit. Shmangia e rrugëve normale dhe të kontrolluara bart rrezikun e përdorimit të barnave të falsifikuara, si dhe rrezikun e humbjes së efektshmërisë nëse barnat tregtohen jashtë zinxhirit të kontrollit dhe të sigurisë së barit?.Pavarësisht aksionit qe nis ne shtator ministri i shendetesise ka risjelle ne vëmendje se ne këto dy vite Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një reformë të thelle në tregun e barnave, qe ka sjelle uljen e çmimit te tyre, ndërkohe qe janë regjistruar rreth 500 barna të reja duke zgjeruar mundësinë e kurimit për pacientët shqiptarë.