Veliaj: Gati lista e penaliteteve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Individët dhe bizneset qe ndotin ambientin, ndërtojnë pa leje dhe pushtojnë hapësirat publike ne kryeqytet, nuk do t?i shpëtojnë me ndëshkimit. Paralajmërimi erdhi nga kryebashkiaku i Tiranes, Erjon Veliaj, i cili foli per penalizimin me gjoba per te gjithe, ata qe i shkaktojnë dëme qytetit.?Duke filluar nga nesër, Bashkia e Tiranës do të botojë një listë me sanksione për të gjithë ndotësit e qytetit. Do të ketë një sistem gjobash për individët dhe bizneset që ndotin. Nëse dikush hedh plehra në rrugë, duhet ta paguajë ai faturën. Nëse dikush vandalizon objektet publike, artistike apo kulturore, si Monumenti i Pavarësisë, duhet të paguajë dëmin. Nëse dikush ndërton pa leje, do të paguajë prishjen e saj, por edhe rikthimin në gjendjen fillestare.?Gjate prezantimit te administratorit të Njësisë nr. 10, Arian Hamiti, Veliaj njoftoi edhe shtrirjen e aksionit per lirimin e hapësirave publike nga njësia 5 ne kete njësi.?Njësia nr. 10 do të jetë njësia e dytë pas njësisë nr. 5 ku do të fillojmë një aksion për lirimin e territoreve, trotuareve e të gjitha hapësirave publike?, deklaroi Veliaj. Sipas tij, vetëm në një javë aksion në njësinë nr. 5 janë 6-fishuar të ardhurat e tatim-taksave të të gjithë qytetit të Tiranës.?Veliaj foli per riparimin e çerdheve,ku kane kontribuar 31 kompani private dhe u beri thirrje qytetareve qe te ndihmojnë me disa ore pune ne to fundjavën e ardhshme.

Free Traffic Exchange