http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje programues nga Luksemburgu ka nje sfide, te udhëtoje neper bote per nje vit, duke përdorur monedhat dixhitale. Rrugëtimi ka hyre ne muajin e tete dhe gjate kësaj kohe ai ka vizituar 14 vende. Felix Weis e njoftoi ne blogun e tij kete udhëtim te veçante, duke deklaruar se po niste aventurën e tij me te madhe. Pasi i konvertoi te gjitha paratë ne monedha dixhitale, shkatërroi kartën e kreditit dhe per te treguar qe e kishte seriozisht, i shfaqi pjesëzat e saj ne nje video ne internet. Weis po ndjek rregulla te thjeshta ne aventurën e tij, duke përdorur monedha dixhitale ku është e mundur si per qëndrimin, ushqimin dhe udhëtimet dhe nuk ka përdorur kurrë nje karte debiti ose nje bankomat. Edhe pse e ka lejuar veten te ketë disa para kesh ne monedhat e vendeve ku gjendet, ai i këmben ato me monedha dixhitale. Destinacioni i tij i pare ishte Praga dhe me pas udhëtoi ne Turqi. Ne bote qarkullojnë rreth 14 milionë monedha dixhitale, qe mund te tërhiqen nga bankomatet. Ne 2013 nje monedhe e tille kishte vlerën e 1100 dollarëve, ne 2014 vlera e saj zbriti ne 770 dollarë, ndërsa tani 231 dollarë.