https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Monedha dixhitale "Bitcoin" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 21

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në mesjetë njerëzit kryenin blerjet me anë te monedhave. Ata që nuk kishin të tilla, këmbenin mallra. Më pas u shpikën letrat me vlerë, ose kartëmonedhat, më pas çeqet, e Kartat e kreditit. Sot, fale internetit, individët mund te bëjnë tregti On Line. Por krahas Blerjeve përmes Master Card apo Pay Pal, është krijuar një sistem paralel, Bitcoin, që të mundëson blerjet mes individëve ne internet, pa ndërmjetësimin e bankave. "Shit-blerjet me Bitcoin ngjajnë me mënyrën e të berit tregti në mesjetë. Ato kryhen mes dy personave pa ndërmjetësimin e kartës që merr nga banka. Kjo do të thotë se dhe kostoja e produktit që blen, është me e ulët". Të gjithë personat në botë kane mundësi të hapin një llogari në Bitcoin, madje dhe me emër anonim. Pas hapjes se llogarisë ka dy mënyra për te siguruar monedha Bitcoin. E para është përmes punëve online, ne te ashtuquajturën minierën e Bitkoin. "Minerlease" është një nga adresat qe te ofron kontrata për pune te ndryshme, nga plotësime formularë e deri te zgjidhja e ushtrimeve matematikore. Ne këmbim pagesat kryen ne Bitcoin. Mënyra e dyte është blerja e tyre me para kesh. Një monedhe e Bitcoin ka një vlere te lëvizshme qe varion diku te 114 dollarë amerikane. Pasi grumbullon disa monedha ato ruhen ne portofolin dixhital, qe është shume i sigurte. Por ekspertet rekomandojnë qe klientët te mos mbajnë rezerva ne Bitcoin, pasi vlera e tyre mund te ulet, njësoj siç ndodh ne bursa. Aktualisht Bitcoin është një lloj tregtie ndërkombëtare, që njihet vetëm nga disa shtete. Vendi i fundit qe e njohu ligjërisht është Gjermania. Nëse kërkon te kryesh një blerje me monedhën dixhitale, atëherë duhet të vizitosh adresën ëëë.spendbitcoins.com. Këtu mund te gjesh libra, DVD, Kompiutera apo aksesore te ndryshëm. Per te blere ne këto dyqane veprohet po aq thjeshte sa ne Ebay apo Amazon. Monedha dixhitale po e ndryshon ekonominë botërore njësoj siç e ndryshoi interneti median.