http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pianistja, Merita Rexha, sapo është kthyer nga Festivali Veror i Ohrit. Ka performuar atje mes emrave te mëdhenj te muzikës klasike, së bashku me violinistin Klaidi Sahatçi dhe Pjetër Guralumin në violinçelë. Prej më shumë se gjysmë shekulli, qyteti i Ohrit pret turistë nga e gjithë bota, duke i ofruar përveç të tjerave edhe muzikë të mirë. Të tilla koncerte, sipas artistes, i mungojnë Shqipërisë turistike. Por, edhe në mungesë të aktiviteteve të këtij lloji në Shqipëri, ajo ka qene e pranishme me mbrëmjet e muzikës së dhomës në Tiranë. Sezonin e ardhshëm, pianistja Rexha premton edhe më shumë mbrëmje me muzikë dhome, një përvojë që e ka afruar me një publik të vogël, por shumë të interesuar për koncerte të këtij lloji.