https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Ajazi sjell "Amanetin", rikthehet Eva Alikaj - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 24

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është viti 1981 dhe ky është Blloku i Udhëheqjes! Mehmet Shehu sapo është eliminuar dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme apo Sigurimit të Shtetit prisnin t'ju vinte radha. Namik Ajazi prezantoi këtë të premte, filmin e tij të parë me metrazh të gjatë, për të cilin punonte prej kohësh. Me një skenar të Ruzhdi Pulahës, "Amaneti" është në fakt një mesazh artistik ndaj politikes dhe shoqërisë tonë për të vërtetat e komunizmit. Drama dhe lufta e brendshme në kastën komuniste të kohës, është edhe një rikthim në kinematografi për Eva Alikajn. 23 vjet pa qenë në një shesh xhirimi shqiptar, kanë qene pritje e gjatë për aktoren e cila luan gruan e ish-funksionarit që dënohet dhe nenën e Martinit, të interpretuar nga Amos Zaharia. I xhiruar në Tirane, Pogradec dhe Rubik filmi vjen mjaft i përshtatur me kohen nga ana e skenografisë dhe kostumografisë, aq sa për skenat e një miniere produksioni ka hapur enkas një të tillë që qëndronte e mbyllur prej 17 vjetësh. Ndërkohë që fotografia i është besuar italianit Nino Celeste, i njohur si drejtor fotografie i filmit të famshëm "Oktapodi". "Amaneti" i Ajazit shfaqet premierë në kinematë e kryeqytetit nga kjo e premte.