Nuland - Vuçiç për Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara presin nga Serbia qe te vazhdoje dialogun me Kosovën per normalizimin e marrëdhënieve. Këtë mesazh përcolli ne Beograd ndihmëssekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland, e cila zhvilloi takime me Presidentin Nikoliç, kryeministrin Vuçiç dhe ministrin e Jashtëm Daçiç. Liderët politike serbe e garantuan zonjën Nuland për përkushtimin ndaj bisedimeve me Kosovën, të cilat konsiderohen kusht për progresin drejt integrimit. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është përfshirë në negociata. Vuçiç tha se qeveria do te vijoje dialogun me Prishtinën ne mënyre qe te gjendet një zgjidhje, e cila do te kontribuoje ne ruajtjen e stabilitetit rajonal. Ne takimin me zyrtaren e larte te Departamentit Amerikan u fol edhe për uljen e tensioneve ne rajon si dhe përmbushjen e reformave te qeverise serbe per anëtarësimin ne BE.