Asgjësimi i lëndëve kimike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
116 tone lende kimike janë gati per t?u transportuar nga reparti ushtarak ne Qafëmolle për ne Greqi, Suedi e Portugali, vende te cilat do te bëjnë asgjësimin total te kimikateve te rrezikshme. Ky shënon dhe fundin e procesit te nisur qe ne vitin 2013 nga Ministria e Mbrojtjes, e cila parashikon asgjësimin e lendeve kimike ne Shqipëri. Ne ceremoninë e organizuar për nisjen e asgjësimit të mbi 47 llojeve të ndryshme të kimikateve, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se projekti është pjesë e sfidave me të cilat FA përballen, pasi mbetjet janë si një bombë me sahat. Zbatimi i projektit me OSBE-në u përmbyll 2 vite pasi Shqipëria refuzoi shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Ne atë kohë kryeministri Rama tha se vendi ynë e kishte të pamundur të përfshihej në operacionin e asgjësimit të armëve kimike siriane.