http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania shtetërore e prodhimit të naftës, Albpetrol ka arritur të shesë 100 mijë ton naftë në një ankand publik të zhvilluar disa ditë më parë. 31 milion dollarët e fituar nga shitja e naftës me sa duket do të shpëtojnë buxhetin e shtetit, i cili ka qenë dobët me mbledhjen e të ardhurave. Garën në këtë ankand e ka fituar kompania TPD trading petrol and drrilling, e cila tashmë do të detyrohet t?i paguajë arkës së shtetit tatimin e dividendit dhe atë të fitimit, ku treguesi i parë ka qenë më i madhi në mosrealizimin e të ardhurave nga financat shqiptare. Ankandet e naftës të organizuara nga Albpetrol nuk kanë rezultuar shumë të suksesshëm në vite, për kohë të gjata nafta e grumbulluar nga kjo kompani mbetej pa u shitur çka detyronte firmën ta jepte atë me çmim më të lirë. Këtë herë vlera e naftës iu afrua shumë çmimit që ka kjo lëndë brent në bursën e Londrës.