Bie interesi i depozitave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Interesi për depozitat e qytetarëve ka rënë në nivelin më të ulët historik duke iu afruar vlerës 1%. Sipas të dhënave që raporton Banka e Shqipërisë, përqindja për kursimin e parave me afat 6 muaj ka shkuar në 1.06%, ndërsa për afatin 1 vjeçar interesi nuk shkon më shumë se 1.4, më i ulët edhe se inflacioni. Ekspertët thonë se tashmë qytetarët që mendojnë të kursejnë para në banka, nuk fitojnë më, por humbin. Kjo bëhet edhe më e rrezikshme për një vend si Shqipëria, pasi mund të nxitet dhënia e parave me fajde. Por e kundërta po ndodh me interesin e kredive. Nëse shohim grafikun, dallojmë që ato jo vetëm që janë 8 pikë më të larta se interesi i depozitave, por tendenca e tyre vijon të jetë në rritje. Ekonomistët e shpjegojnë këtë dukuri me rënien e konsumit dhe humbjen e fitimit nga ana e biznesit, gjë e cila bën që bankat të vijojnë të shtrëngojnë më tej kushtet për të miratuar një hua. I vetmi financim, i cili po rritet frikshëm është ai i overdrafteve që ndërmarrjet private marrin si një mënyrë emergjente për të siguruar para. Për tre muajt e parë të këtij viti, gjendja e llogarive të biznesit që ka overdraft kapi shifrën e 56.8 miliard lekëve, niveli më i lartë ky në 10 vitet e fundit.

Free Traffic Exchange