Ministria e Jashtme greke reagon për Idrizin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjedhja e kreut te PDIU, Shpetim Idrizi ne postin e nënkryetarit te trete te parlamentit ka shkaktuar reagimin e Ministrisë se Jashtme greke. Zedhenesi, Konstantinos Koutras, duke iu përgjigjur interesimit te gazetareve e komentoi kete zhvillim si jo pozitiv per marrëdhëniet e fqinjësisë se mire. ?Zgjedhja e personave me pikëpamje irredentiste dhe te lidhur direkt me te kaluarën fashiste dhe naziste te Evropës ne pozicione te larta ne institucionet me te rëndësishme te vendit nuk nxit miqësinë, bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë se mire mes vendeve ne Europen Juglindore dhe as nuk i shërben perspektives europaine te Shqipërisë?.Te enjten, Parlamenti votoi me 73 vota pro zgjedhjen e Idrizit ne postin e nënkryetarit te trete te Parlamentit, vendim qe u pasua me dorëheqjen nga posti i nënkryetarit te kreut te PBDNJ-se, Vangjel Dule. Ai theksoi se me kete veprim institucionet shndërrohen ne plaçke këmbimi ne tregun e aleancave fluide, por Idrizi akuzoi Dulen per urrejtje ndaj shqiptareve.

Free Traffic Exchange