https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Reagon Ministria e Jashtme per "Permetin" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-23 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne sqarimin e Ministrisë se Jashtme theksohet se te dhënat zyrtare flasin për një situate tjetër nga ajo qe pretendon shteti fqinj. Zëvendës Ambasadorja jone ne Athine, Ermira Braho, gjate takimit te kërkuara nga pala greke mbrëmjen e 19 gushtit për situatën ne Përmet si dhe goditjen me gurë të Konsullatës greke në Gjirokastër ka sqaruar ngjarjet sipas këndvështrimit te Tiranës zyrtare. Përballë pretendimit te diplomacie greke se ne Përmet janë plagosur një shtetas grek dhe një pjesëtar i minoritetit grek, pala shqiptare ka deklaruar se janë plagosur 2 besimtare ortodokse te cilët nuk kane pranuar te japin shpjegime pranë autoriteteve qe janë marre me hetimin e ngjarjes. Ndërkohë qe ne lidhje me pretendimin e Greqisë se është qëlluar me gurë duke shkaktuar dëme materiale konsullata greke ne Gjirokastër zv/ambasadorja shqiptare ka sqaruar se ne oborrin e kësaj konsullate ka rene një gur i vogël qe sipas hetimeve paraprake mendohet se ka ndodhur si pasojë e fërkimit me gomën e ndonjë makine. "Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare kërkoi që ngjarjet të analizohen sipas fakteve me gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje dhe në kontekstin në të cilin ato ndodhin."Pas sqarimit me tone te kujdesshme te ministrisë se Jashtme ka reaguar edhe me tone me te forta kryeministri Sali Berisha. Ne një deklarate te zëdhënëses se kryeministrit qëndrimi i shtetit grek ne 19 gusht cilësohet si nje ndërhyrje absurde dhe e papranueshme ne punët e brendshme te Shqipërisë. Ndërkohe qe për çështjen e Përmetit kryeministri Berisha ka mbrojtur veprimet e përmbarimit ne zbatim te vendimeve te gjykatave por ka dënuar skenat e rrëmbimit të objekteve të shenjta qe rikthyen për shqiptarët pamje të kohës së barbarisë Hoxhiste mbi institucionet e kultit. Deklaratat e shtetit shqiptar erdhën pas disa reagimeve nga pala greke per çështjen e Përmetit duke publikuar deklarata per median si dhe duke dorëzuar note proteste pranë autoriteteve shqiptare. Ne nje njoftim te publikuar te hënën ne faqen zyrtare te ministrisë se jashtme greke ngrihen dyshime ne lidhje me ngjarjen e Gjirokastrës nëse shteti shqiptar ka vullnetin per te mbrojtur misionet diplomatike greke, ndërkohë qe ne lidhje me çështjen e Përmetit fqinjët kane kërkuar dhënien fund te nje situate te papranueshme per Athinën zyrtare.përmbysur serish. Nje urdhër i fundit te Ministrisë se Shëndetësisë, qe detyron çdo importues qe te vendose pullën fiskale ne vendin e origjinës, ka krijuar kaos ne këtë treg. Ky vendim i cili mban datën 12 gusht, nga ministri Halim Kosova detyron qendrën e kontrollit te barnave te mos pranoje asnjë dosje për regjistrim te ilaçeve, pa patur me pare deklaratën qe fabrika është e gatshme, te vendose pullën. Urdhri i farmacistit, tregon efektet qe do te këtë ky vendim,qe rrezikon te bllokoje tregun, e te shkaktoje mungesa për shume paciente e për disa barna. I pyetur për këtë çështje, Ministri i Shëndetësisë, ...