Glover: Në fokus do të jetë blerja e votave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fenomeni i blerjes së votës dhe presioni i politikës ndaj zgjedhësve, do të jenë prioritet i vëzhguesve të Misionit të OSBE-ODIHR në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Shefja e Misionit, Audrey Glover, në konferencën e parë për mediat, tha se zbatimi i ligjeve është i rëndësishëm. Glover tha se nuk ishte në dijeni për përfshirjen në listat e kandidatëve, të personave me me të kaluar të dyshimtë kriminale. Por premtoi se gjithçka do bëhet transparente në raportet që do publikohen. Glover theksoi se Misioni i ODIHR është në nivel teknik e përveç standardeve të zgjedhjeve nuk i intereson rezultati. Audrey Glover nuk është e panjohur për politikën shqiptare. Edhe në vitin 2009, ajo ka drejtuar Misionin e Vëzhguesve të ODIHR. Për monitorimin e garës së 21 qershorit, janë thirrur të mbërrijnë në Shqipëri 18 vëzhgues afatgjatë dhe rreth 250 vëzhgues afatshkurtër.