Vasili: Te "Ushtaraku", jetë në rrezik, qeveria fokus zyrat e PD

2015-08-21 0

TIRANË - Zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka dhënë sot një konferencë për shtyp para gazetarëve me qëllim parësor gjendja kritike në Spitalin Ushtarak për shkak të mbingarkesës së pacientëve, si dhe mungesës së pajisjeve mjekësore prej të cilave rrezikohen jetë njerëzish.

"Një nga shqetësimet, të cilat na ka bërë të jemi së bashku sot në këtë komunikim është pa diskutim gjendja e vështirë, do të thosha kritike në të cilën ndodhet Spitali Ushtarak në Tiranë, do të vazhdoj ta quaj me të njëjtin emër me të cilin ai tradicionalisht është quajtur", ka theksuar Vasili kësisoj edhe mbështjetjen për mostjetërsimin e spitalit nga ushtarak në civil.

"Ky shqetësim madhor i yni vjen, sepse në këtë spital funksionon shërbimi kombëtar i traumës dhe ngarkesa në mënyrë të veçantë në këto ditë për shkak edhe të rritjes në mënyrë të jashtëzakonshme të fluksit të turistëve, por edhe të lëvizjes së njerëzve në përgjithësi është shtuar në mënyrë të jashtëzakonshme", ka shtuar Vasili.