Protestë me lopët para “Bankers” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kete radhë morën edhe bagëtitë me vete në protestë. Për t?i treguar drejtuesve të kompanisë ?Bankers Petrolium?, se ndotja që shkaktuan puset e saj të naftës në Marinzë, i kanë shkatërruar edhe burimet e vetme të jetesës. Bagëtitë i kullosin në një tokë të ndotur, e qumështin nuk pranon tua blejë askush. Më në fund edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është vënë në lëvizje. Specialistët kanë shkuar në disa familje, ku kanë marrë disa mostra qumështi për analiza. Drejtori i AKU-së Fier, Fredi Cuko shprehet se ato do të dërgohen në Tiranë dhe brenda tre ditëve do te jepen rezultatet. Pak ditë më parë, banorët e Marinzës derdhën bidonët me kumësh para zyrave të ?Bankers?, por drejtuesit e kompanisë nuk bënë asnjë reagim. Aktualisht në zonën ku ndodhen shpërthimet e puseve të naftës në datën 1 prill ndotja vazhdon të jetë e lartë dhe dëmet llogariten në qindra milionë lekë.

Free Traffic Exchange