https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këta te rinj, banore te zonës naftëmbajtëse te Marinzes dhe Zharrezes ne Fier, kane lyer fytyrat e tyre me nafte bruto ne shenje proteste ndaj shpërthimeve te nëndheshme te kompanisë "Bankers Petroleum", te cilat u kane dëmtuar shtëpitë. Te rinjtë protestuan përballe zyrave qendrore te kompanisë naftenxjerrese "Bankers Petroleum", duke e akuzuar ate për shkatërrimin e shtëpive si dhe për friken qe po përjetojnë prej shumë kohesh fëmijët e vegjël. Protestuesit thonë se ata zgjodhën te lyenin veten me nafte bruto për te treguar simbolikisht resurset e pafundme te kësaj zone, por qe fatkeqësisht punimet qe po kryen nga "Bankers", janë kthyer ne ankth për ta. Problematikat mes "Bankers Petroleum" dhe komunitetit te zonave naftëmbajtëse kane nisur prej me shume se 2 vitesh, kohe kur banoret e akuzuan këtë kompani për shpërthimet nëntokësore për nxjerrjen e naftës.