Marinëz, protestë para zyrave të “Bankers” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si të mos mjaftonte ndotja e ajrit, e tokave dhe përzierja e ujit me mbetjet e naftës, banorët e Marinzws, duhet të përballen edhe më një problem tjetër, atë të mos shitjes së prodhimeve të tyre, veçanërisht qumështit. Më të prekurit e shpërthimeve të 1 prillit në dy puset e naftës të kompanisë Bankers Petrolium, janë blegtorët. Me bidonë 5 litërsh në duar dhjetëra banorë protestuan para zyrës së informacionit Publik te kompanisë ?Bankers.?, duke derdhur qumështin ne në ambientet e brendshme. Banoret thonë se bllokimi i prodhimeve i?u ka dëmtuar shumë keq ekonomitë familjare. Më herët Instituti i Shëndetit Publik bëri publik një raport për lëndët e dëmshme në Marinzë, material të cilin ia ka dorëzuar Prokurorisë se Fierit. Specialistët vunë re se ndotja ne ketë zonë është shumë e lartë dhe se ajo përbën rrezik për jetën e banorëve. Pas shpërthimeve të puseve të naftës më 1 prill të këtij viti, jetesa për banorët e këtij fshati u bë e pa përballueshme. Shumë prej tyre panë si zgjidhje të vetme braktisjen e shtëpive. Ndërsa kompania ende nuk ka bërë kompensimin e plotë të të dëmtuarve.