Rama intervistë për “Al Xhazirën” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Integrimi është mjeti i vetëm modern i bashkimit. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama ne Bruksel, gjate një interviste per rrjetin Al Xhazira e Ballkanit me seli ne Bosnje Hercegovine. Rama tha se deklarata e tij per bashkimin kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës u nxor nga konteksti.Unë mund te them ne mënyrë te qarte se ky është nje moment historik per shqiptaret. Ne kurrë nuk kemi qene me mire ne Shqipëri, Kosove dhe vende te tjera te rajonit. Gjykojmë se procesi i integrimit është mjeti modern i bashkimit. Ne kemi planifikuar dhe miratuar rrjetin e përbashkët per transportin ne rajon. Kjo është nje arritje e madhe, sepse është diçka qe nuk mund te imagjinohej disa vjet me pare.Rama ndodhej ne Bruksel ne kuadër te samitit te kryeministrave te gjashte vendeve te Ballkanit Perëndimor. Sikurse konfirmoi dhe eurokomisioneri per zgjerim i unionit , Hohanes Han, krerët e qeverive ne Ballkan rane dakord per krijimin e nje rrjeti te përbashkët transporti ne rajon. Ai tha se ne takimin e radhës do te saktësohen dhe projektet konkrete per lidhjet rrugore, por dhe linjat energjetike.Me herët Shefi i qeverise pati nje takim me homologun serb Aleksandër Vuçiç, gjate te cilit përcolli mesazhin se Serbia dhe Shqipëria duhet të shohin përpara, duke bërë së bashku për Ballkanin atë që Gjermania dhe Franca bënë pas Luftës së Dytë Botërore për Europën. Është e rëndësishme të kuptojmë të gjithë, tha Rama, se Ballkani ka nevojë për Bashkimin Europian po aq sa BE ka nevojë për te. Homologu Vuçiç kërkoi qe unioni te mbështesë projektet e vendeve te Ballkanit perëndimor, qe do të nxisin ekonominë e të dy vendeve. Ai konfirmoi vizitën në Shqipëri në fund të muajit maj ku do të marrë pjesë në konferencën e vendeve anëtare te nismës se Procesit te Bashkëpunimit ne Europen Juglindore, që do të zhvillohet në Tiranë. Ne mesdite kryeministri Rama u takua me shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini me te cilën diskutoi per te ardhmen europiane te vendit, punën e ekzekutivit dhe reformat e ndërmarra per përmbushjen e 5 prioriteteve.

Free Traffic Exchange