Vuçiç kërcënon me arrestimin e Thaçit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri serb Aleksander Vuçiç kërcënon te arrestoje numrin dy te qeverise se Kosovës, Hashim Thaçi nëse viziton Beogradin. Shefi i qeverise serbe sqaroi se ndaj Thaçit është ne fuqi nje flere-arresti për veprimtari kundër shtetit serb dhe autoritetet do te veprojnë sipas ligjit nëse ai prek token serbe. ?Ligjet në Serbi ekzistojnë dhe shteti ynë do t?i respektoje, nëse Thaçi vendos të vijë në Beograd. Askush nga Brukseli nuk ka nderhyre dhe nuk na ka sugjeruar se si të veprojmë në vizitën e mundshme të Thaçit?. I pyetur se perse nuk u arrestua ish-kryeministri britanik, Tony Blair, i cili ishte gjithashtu i akuzuar kur vizitoi Serbinë, Vuçiç përsëriti se Thaçit nuk i është hequr akuza, dhe shteti do te zbatoje ligjet ne fuqi. Me herët edhe prokurori serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç kishte kërcënuar me arrestimin e Thaçit, pasi flete-arresti per te është ende i vlefshëm. Lajmi per viziten e ministrit te Jashtëm Thaçi ne Beograd per te marre pjese ne nje konference per integrimin e Ballkanit Perendimor me 24 prill u prit me reagime te ashpra te zyrtareve dhe opinionit publik ne Serbi.

Free Traffic Exchange