https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplu" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplu"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Anullohet takimi i programuar për sot në Bruksel mes Thacit dhe Vucic.
Lajmi u konfirmua për mediat nga Marko Gjuric, drejtor i zyrës për Kosovën.
Gjuric sqaroi se vendimi për të mos zhvilliar takimin është marrë nga presidenti Vucic për shkak të kërcenimeve dhe gënjeshtrave të palës kosovare.
Fjala eshte per reagimet e qeverise se Kosoves e cila kercenoi presidentin serb dhe zyrtaret e tjere te ketij vendi se ne rast se do te vizitonin pa leje Gazivoden, zone ne veri te Kosoves.
Po ashtu ai beri te ditur se nje tjeter arsye e mos zhvillimit te bisedimeve me Thacin eshte fakti qe presidenti i Kosoves kerkonte te diskutonte mbi bashkimin e Lugines se Presheves me Kosoven.
Sipas Gjuric, e vetmja gje qe duhet te diskutohet mes dy presidenteve eshte territori i Kosoves dhe Metohise.
Të dy presidentet, Thaci dhe Vucic janë takuar sot në mëngjes me Mogherinin në takime të vecanta por me pas Vucic i kerkoi pales serbe qe te komunikonin vetem me delegacionin e Bashkimit Europian dhe me asnje zyrtar te pales kosovare.