http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka hasur edhe njëherë probleme me aleatet e saj; pasi këtë here është Partia Demokristiane qe lëshon sinjale se do te dale nga koalicioni. Lajmi është konfirmuar nga Salvador Kaçaj, kreu aktual i Komunës se Shëngjinit dhe nje prej garuesve per te qene perfaqesuesi i opozitës per Bashkinë e Lezhës. Kaçaj ka zhvilluar ne mesdite nje takim me kryetarin e PD Lulzim Basha e pas takimit ka deklaruar se do te garoje ne Lezhë, nen siglën e PDK. Dalja me vete e Salvador Kaçajt dhe PDK vjen pas zyrtarizimit te Frran Frrokaj si kandidat i PD për Bashkinë e Lezhës; e duket se do t?ia vështirësoje jo pak opozitës betejën per këtë bashki. Ndërkohë qe vendimi përfundimtar per pozicionimin e PDK ne zgjedhjet e 21 qershorit pritet te merret nga kryesia e partisë edhe pse gjasat jane te pakta per nje marrëveshje PD-PDK.