Vepra e Strauss vjen në TKOB - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Richard Strauss vjen me një nga veprat e tij të fundit ?El Amor Brujo? këtë të premte në Teatrin e Operas dhe Baletit. Është një shfaqje që vjen për herë të parë në kryeqytetin shqiptar nën interpretimin e mexosopranos Vikena Kamenica dhe Orkestrës Simfonike të Teatrit të Operas dhe Baletit. Drejtuesi i kësaj orkestre simfonike do të jetë Ruben Gimenez, për të cilin kjo nuk është hera e parë që e vendos në skenë. Gimendez e ka përcjellë këtë vepër në disa skena botërore.Ruben Gimenez;Kur erdha këtu mendoja se gjërat do të ishn shumë të vështira, por në fakt gjeta një orkestër që punon mirë në ekip. Gjeta brenda orkestrës simfonike të teatrit tuaj të rinj shumë të talentuar dhe profesionistë që alternohen me njëri -tjetrin. Por, më shumë jam habitur me Mexosopranen, e cila është e shkëlqyer për rolin që mban.Mexosopranoja Vikena Kamenica do të interpretojë në spanjishten e vjetër të ciganeve. E duket se përshtatja me këtë rol nuk ka qenë shumë e vështirë për artisten. Oscar Diago në oboe dhe Ardita Bufaj në piano janë dy elementët e tjerë shumë të rëndësishëm të këtij koncerti që do të vijë në TOB mbrëmjen e së premtes.

Free Traffic Exchange