Rama: “Bankers” është përgjegjëse - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përgjegjësia e aksidentit në Patoz Marinzë është e ?Bankers Petroleum?. Dëmshpërblimet duhen paguar një më një dhe sipas praktikave ndërkombëtare. Deklarata e prerë është e kryeministrit Edi Rama, i cili theksoi se kompania do t?i nënshtrohet një auditi ndërkombëtar.?Përgjegjësia është e kompanisë dhe duhet të dëmshpërblejë të dëmtuarit dhe duhet ta bëjë sipas standardeve. por do kërkojmë një audit ndërkombëtarë, për garantimin e kontratave. Bazuar tek auditi ndërkombëtar do marrim falë ekspertizës më të mirë ndërkombëtare, edhe rezultatin e të gjitha problematikave që ka kompania.?Kreu i qeverisë theksoi se për çdo problematikë të mundshme, që do rezultojë nga auditi, kompania do të vihet para përgjegjësive, bazuar në standardet ndërkombëtare.?Do të vihet para përgjegjësisë si në SHBA, Kanada, Gjermani. Nuk jemi këto vende, por jemi Shqipëria, nuk kemi luksin të humbasim asnjë litër naftë,që të na e marrin të huajt si tu teket atyre. Kjo histori do mbarojë.?Kryeministri bëri me dije se do të nisë një reformë në sektorin e naftënxjerrjes. Çdo kontratë e re, tha shefi i ekzekutivit, do të bëhet me kompani të mëdha dhe të njohura ndëkombëtarisht.?Nuk do ketë kompani fantazim që do gjejnë kushëririn e duhur. Por cdo kontratë do të bëhet me emra të mëdhenj dhe të panjollosur dhe për të cilat qeveria do të duhet të garantohet botërisht. Të gjithë do marrin atë që i takon?.Shefi i ekzekutivit paralajmëroi nisjen e një operacioni kontrolli në tek çdo pikë shitjeje karburanti në vend. Rama tha se kompanitë duhet të plotësojnë të gjitha standardet për cilësinë, në të kundërt do të ndëshkohen. Deklaratat kreu i qeverisë i bëri gjatë aktivitetit të bilancit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ku u evidentuan rritjen e arkëtimeve.

Free Traffic Exchange