Zbulohet kontrata e “Bankers” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizion Plus ka arritur të sigurojë marrëveshjen sekrete që qeveria dhe ?Bankres Petroleum? firmosën në vitin 2004. Si kompania ashtu dhe ekzekutivi i asaj kohe, u kujdesën që të mbanin të fshehtë këtë kontrate, e cila i jepte ?Bankers?, të drejta ekskluzive në nxjerrjen dhe shitjen e naftës që del nga nëntoka jonë, madje duke e sanksionuar kofidencialitetin edhe me një nen të posaçëm. Kontrata favorizon kompaninë jo vetëm në taksa, por edhe në dëmet që i shkakton banorëve dhe mjedisit. Nenet e kontratës nuk krijojnë asnjë mundësi që institucionet shtetërore të vendosin minimalisht një gjobë të vetme ndaj kësaj kompanie.?Në rast fontatimi, aksidenti ose emergjence tjetër, kontraktori do të marrë të gjitha hapat e menjëhershme për ta sjellë situatën emergjente nën kontroll dhe të mbrojë kundrejt humbjes së jetës ose dëmtimit të pasurisë?.Por nuk mbaron me kaq, në momentin që ?Bankers? nuk arrin të marrë masat për zhdëmtimin e banorëve dhe mjedisit, edhe pasi ia ka kërkuar marrjen e këtyre nismave kompania ?Albpetrol?, atëherë është vetë ?Albpetrol?-i që detyrohet të paguajë dëmet.?Në rast se kontraktori dështon të marrë masat rregulluese të kërkuara nga Albpetroli brenda periudhës së kohës së përcaktuar për këtë, atëherë Albpetroli mund të marrë masa të tilla rregulluese për llogari të kontraktonit?.Në kontratë sanksionohet qartë që ?Albpetrol? nuk ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim dhe as mbyllje të kontratës për këto arsye.Një tjetër favorizim që është bërë ndaj ?Bankres? janë edhe taksat. Kompania ka të drejtë që të blerë çdo pajisje apo produkt i cili i nevojitet për të kryer operacionet e kërkimit dhe shitjes së naftës jashtë, pa paguar taksa doganore dhe tatimore. po ashtu qeveria ose parlamenti nuk mund të marrë dot asnjë hap në ndryshimet e barrës që duhet të tatohet ky koncesionar pa dhënë ai më parë dakordësinë.?Albpetroli? dhe Kontraktori do të jetë përgjegjës sipas licencë marrëveshjes duke përfshirë pa kufizim: - detyrimet që kanë të bëjnë me abandonimin, - pagimin e kostove dhe shpenzimeve te operacioneve, - çdëmtimet, - llogaritjen e pagesës së taksës së naftës mbi fitim. Pra në rastin kur qeveria merr çdo masë e cila dëmton financiarisht kompaninë kontratktore, do të jetë ?Albpetrol? ai i cili duhet të kompensojë faturën financiare. Në vitin 2004 me anë të këtij vendimi gjykate, kompania ?Saxon? u regjistrua në Shqipëri, në një kohë që dega qendrore e saj ndodhej në ishujt Caiman. Më pas në vitin 2006, emri i saj u ndryshua në ?Bankres Petroleum?, ku njësia qendrore e saj tashmë rezulton të jetë në Kanada.

Free Traffic Exchange