http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dëbora e këtij fillim prilli ka sjelle shume probleme edhe ne pjesën juglindore të vendit. Veç uljes se ndjeshme te temperaturave, dëbora ka shkatërruar një pjesë të madhe të prodhimit bujqësor. Ky fenomen ka shqetësuar fermerët, pasi për ta, dëmtimi i kulturave drufrutore do të thotë humbje e të ardhurave për pjesën tjetër të vitit. Specialistët vërejnë se ngrica dhe bora kanë sjellë dëme edhe ne kulturat e tjera bujqësore. Qindra fermerë të zonës së Maliqit ishin më të prekurit gjatë përmbytjeve të dy muajve më parë e që sot po përballen serish me një goditje tjetër nga moti i keq.