Topi - Rama nisin negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç lajmëroi një ditë më parë, kreu i FRD Bamir Topi shënoi hapin e parë drejt konkretizimit të aleancës me socialistët për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Këtë të premte në mëngjes, zoti topi u takua me kryeministrin Rama në ambientet e një hoteli në Tiranë, ku diskutoi kokë më kokë më liderin e mazhorancës mbi mundësitë e bashkëpunimit. Pas takimit Rama e Topi thanë se një aleancë e dy partive në krahë të kundërt politikë nuk është diçka e pazakontë. Rama e Topi pritet të vijojnë kontaktet mes tyre për të finalizuar aleancën, sigurisht nëse socialistët do të plotësojnë kërkesat e FRD që për momentin ende nuk janë bërë të ditura.