Gjergj Bojaxhi në garë për kryeqytetin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana e ka tashme kandidatin e pare për zgjedhjet e 21 qershorit, Gjergj Bojaxhiun, i cili është shfaqur me kapuç ne koke si per te paralajmëruar se nuk do te jete një kandidat i zakonshëm me kostum politikani. Edhe fjalimi i zotit Gjergj Bojaxhi për shpalljen e kandidaturës ka lene mënjane eksperiencën e tij si anëtar i PD, si zv/minister apo si Drejtor i këshill e INUK, gjate qeverisjes se djathte; duke u mbështetur tek nje tjetër sukses i karrierës, ngjitja e majës me te larte te botes. Me një slogan qe nuk është i ri per banoret e kryeqytetit, Bojaxhi ka deklaruar se do te përfaqësoje te pakënaqurit. Por pavarësisht optimizmit te Gjergji Bojaxhiut ne dy dekadat e fundit Tirana nuk ka nxjerre fitues një kandidat te pavarur, dhe 21 qershori duket se do te jete një sfide edhe me e vështire se ngjitja e majës me te larte te botes.

Free Traffic Exchange