http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse pritshmëritë e Ministrisë së Financave përqendroheshin te mbledhja e sa më shumë taksave për vitin 2015-të, tabela që tregon ecurinë e tyre rezulton me ulje. Sipas statistikave fiskale që ka siguruar Vizion Plus për muajin janar dhe shkurt të ardhurat në buxhet janë me rënie në nivelin 1.3% krahasuar me një vit më parë dhe nuk janë realizuar as përballë planit. Por ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti që taksat që nuk kanë arritur të mblidhen janë pikërisht ato të cilat kanë qënë me rritje. Selami Xhepa, thotë se nëse analizohen këta tregues duket se më shumë dështim i luftës kundër evazionit fiskal të jetë situata ekonomike në Shqipëri. Ai thotë se po të shihet tendenca e importeve dhe eksporteve kuptohet se ka rënë fitimi i korporatave por edhe konsumi. Të kontaktuar nga Vizion Plus drejtues të administratës tatimore shprehen se rënia e tatimit mbi fitimin lidhet me ndërrimin e sistemit të IT, ndërsa TVSH-ja është mbledhur nga ana e tatimorëve por ka rënë mbledhja që bën drejtoria e doganave. Tatimet pranojnë mosrealizimin të dy taksave që u rritën në fillim të këtij viti: tatimi i të ardhurave personale dhe taksa kombëtare, por këto shpjegohen më rënien e interesave bankare dhe po ashtu pranohet se po shihen edhe mënyra të reja për të luftuar evazionin në fushën e naftës. Është ngritur një grup pune me urdhër të kryeministrit ku tatimorët do të kontrollojnë evazionin te kompanitë që prodhojnë dhe eksportojnë naftë. Burime nga kjo administratë pohojnë se kanë rënë të ardhurat edhe nga taksat që derdh në buxhet Bankers Petrolium.