Investimet e huaja në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht reformave që mund të ndërmarrë, sytë e çdo qeverie në Shqipëri në mënyrë të domosdoshme drejtohen nga investitorët e huaj, të cilët sjellin paratë për të hapur biznese e vende të reja pune. Ministria e Ekonomisë ka shpallur zonat e lira ekonomike dhe brenda dy muajve të ardhshëm pretendon të krijojë parkun industrial dhe të privatizojë vendburimet e naftës. Këto deklarata, Ministri i Ekonomisë i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me ministrin bullgar të transporteve. Z. Moskovski tha se nëse vendet e rajonit kanë diçka të përbashkët me njëra - tjetrën ato janë patjetër efektet të cilat kriza ka lënë në ekonomi.?Gjatë dy viteve të fundit dy shtetet tona së bashku me vendet e Ballkanit dhe gjithë Europës kanë kaluar një periudhë të vështirë për ekonominë, periudhë me probleme të mëdha. Zonat e lira ekonomike që keni në plan të realizoni në portin tuaj do të kenë një interes të madh tek investitorët në Bullgari, dhe jam i bindur se ne me siguri do jemi pjesë e këtij projekti?.Investimet bullgare në Shqipëri janë modeste. Gjithsej janë vetëm 65 kompani të këtij shteti të cilat funksionojnë në vendin tonë, ndërsa sa i përket eksporteve ato kufizohen vetëm përmes infrastrukturës. Të dy vendet së fundi kanë rënë dakord të investojnë në infrastrukturën e përbashkët të tregut rajonal me qëllim thithjen e sa më shumë bizneseve perëndimore. Bullgaria para disa kohësh njohu edhe Kosovën si shtet.

Free Traffic Exchange