http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tanimë mund te verifikohet lehtësisht nëse një pulle fiskale e pijeve alkoolike është e vërtete apo kontrabant. Kjo është nje prove, ku rezulton se pija është me pulle te rregullt fiskale, dhe e padëmshme per konsumatorin. ?Beni biznes te pastër? do te jete fushata sensibilizuese, e cila do te informoj te gjitha bizneset për ligjshmërinë e te tregtuarit te pijeve alkoolike. Janë evidentuar shume shkelje nga vete subjektet e biznesit ne lidhje me pullën fiskale, dhe tanimë per çdo parregullsi mund te denoncojnë edhe qytetaret: Pas kësaj fushate do te fillojnë edhe masat ndëshkuese per çdo biznes qe do t?i gjendet nje produkt pa pulle fiskale. Ndërsa pritet qe bar kodi te integrohet edhe ne telefonat smartphone, ku çdo qytetare mund te verifikoj ne momentin e blerjes se produktit, vertetesine e pullës fiskale.