http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse procesi e mbylli te gjithë ciklin e tij ne gjyqësorin Shqiptar, 7 vjet pas tragjedisë se Gërdecit plagët janë ende te hapura, ashtu si kjo zone e kraterit ne te cilën nuk ka përfunduar procesi i çminimit. Drejtësia e munguar te Feruzan Durda babai i Erisonit 7 vjeçar që humbi jetën teksa luante jashtë shtëpisë është dhe më e dhimbshme këtë 7 vjetor. Tani ai ka humbur çdo shpresë. Nëse drejtësia nuk i dha atë që kërkonin tashmë familjarët e Gërdecit janë lënë dhe ne harresë. Asnjë zyrtar nuk mori pjesë ne ceremoninë e përvitshme të 15 marsit. Ne memorialin e viktimave disa ish punëtore rikujtuan momentet e shpërthimit. Fshati sot duket se ka rilindur, me vilat e rindërtuara. Por mes tyre ka ende gjurmë të atij shpërthimi shkatërrues, si për t?i kujtuar çdo ditë banoret peshën e kësaj tragjedie.