Përfundimi i dhënies se pretencës për 29 te pandehurit e akuzuar për tragjedinë e Gërdecit, po duket si një mision i pamundur i prokurorisë. Për pesë seanca me radhë procesi nuk ka mundur të zhvillohet dhe kjo në katër raste ka ndodhur për shkak të mungesës së avokateve e në një rast edhe të mungesës së gjyqtares Fatmira Hajdari.
Edhe këtë të premte seanca nuk u zhvillua, ndërsa shkak u bë këtë here mungesa në sallë e një prej të pandehurve kryesorë te akuzuar për tragjedinë, Ylli Pinarit. Me një shkrese drejtuar gjykatës, i akuzuari kërkonte shtyrjen e procesit për një tjetër datë, pasi ishte shtruar në spital. Por kërkesa e Pinarit ka ngjallur reagimin e prokuroreve te cilët kërkuan te vërtetohen pretendimet e te pandehurit. Por shtyrjet e njëpasnjëshme te seancave kane sjelle edhe reagimin e avokateve të tjerë. Ibrahim Lahi, i cili mbron interesat e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha i kërkoi gjykatës të caktonte për seancën e radhës një datë ku të gjithë avokatët ose te pandehurit të ishin të pranishëm. Seanca e radhës u la për në 31 tetor, ndërkohë që Prokurorisë i kanë mbetur për të lexuar edhe 150 faqe nga materiali voluminoz prej 500 faqesh i konkluzioneve përfundimtare të gjykimit.
Completion of the award that pretencës for 29 defendants accused of Gerdec tragedy, but it seems like an impossible mission prosecution. For five sessions on the process could not be developed and this has happened in four cases due to lack of lawyers in the case of the absence of Judge Fatmira Hajdari.
And this Friday sessions were held, and this time was due to the lack of a hall of the main defendants charged with tragedy, Pinari star. In a letter to the court, the defendant sought a stay of the process for another date, after being hospitalized. But demand has risen Pinari reaction of prosecutors who sought to verify the claims of the defendants. But the successive postponements of hearings have brought about the reaction of other lawyers. Ibrahim Lahi, which protects the interests of the former Chief of Staff General Luan Hoxha asked the court to appoint to the next session a date where all the lawyers or the defendants were present. Next session was left for the October 31, while the remaining Prosecution to read the 150 pages of voluminous material from the 500-page final conclusions of the trial.