Rama për çështjen “Doshi”: Pas trazirës vjen mirësia - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një seance parlamentare rekord për kohëzgjatjen e shkurtër, kryeministri Edi Rama, tha se mitingje deputetësh, për interesa të ngushta politike, duhet të marrin fund. Nuk sjellin asgjë më shumë se degjenerim.?Kam qenë gjithnjë i bindur se toleranca e tepruar ndaj kësaj opozite që kërkon të përdorë parlamentin për mitingje, pasi kemi pasur një pafundësi seancash të kthyera në mitingje brenda parlamentit, është një tolerancë që nuk sjell asgjë tjetër përvese vet degjenerimin e parlamentit. Jam i bindur se pas kësaj parlamenti duhet t?i kthehet plotësisht rregullores dhe gjithsesi duhet të respektojë plotësisht rregulloren?.Për akuzat politike të opozitës, kreu i qeverisë është i bindur se nuk do të ndiqen symbyllurazi nga populli. ?Populli shqiptar është shumë më i vetëdijshëm dhe shumë më i qartë për gjithçka po ndodh, shumë më i qartë sesa ju dhe gjithë ata që në vend që të bëjnë detyrën e të zgjedhurit të popullit, të flasin për hallet dhe problemet e njerëzve kanë vetëm një hall, hallin e tyre?Çështja ?Doshi? në këndvështrimin e Kryeministri Edi Rama, përveç zhurmës dhe përplasjeve të mëdha politike, do të sjellë të mira. ?Jam i bindur që gjithçka ndodhi dhe shkaktoi gjithë trazirën psikologjike për shoqërinë gjatë këtyre ditëve do të kthehet në mirësi për politikën dhe ndërveprimin shoqëror dhe politik, por për këtë duhet të presim me durim përfundimet e hetimit?Shefi i ekzekutivit ripohoi se vetëm një hetim i plotë, i paanshëm, do të mund ti japë përgjigje telenovelës së shëmtuar politike.