Shpërthimet me tritol, ndalohet Emirjon Gjuta - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Emirjon Gjuta, një 26-vjeçar nga Kamza, i ndaluari i parë nga policia për shpërthimet me tritol që tronditën kryeqytetin. Ai është shoqëruar që të mërkurën, pak orë pasi hetuesit kishin verifikuar kartën e celularit në eksplozivin që dështoi të shpërthente në stacionin e autobusit në rrugën ?Muhamet Gjollesha?. Burime të policisë pohuan se numri i celularit të nje prej kartave të përdorura në aktet terroriste ishte i regjistruar në emrin e tij. Për këtë arsye, sot ndaj Gjutës është marrë masa e ndalimit. Policia ka bërë të ditur se me veprimet dhe mosveprimet e tij, ai dyshohet se ka penguar identifikimin e personave të dyshuar si autor të ngjarjeve kriminale të 10 shkurtit. Gjuta akuzohet për veprën penale të pengimit të zbulimit te së vërtetës, e konkretisht në gjetjen e autorit të shpërthimeve me tritol. Por vetë Gjuta, duket se nuk e ka marrë shumë seriozisht prangosjen. Pak pas shoqërimit ai ka postuar në faqen e tij ne Facebook se ndodhej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. E pak më vonë, ai ka postuar edhe nje foto nga dhoma ku ndodhej, e shoqëruar me një buzëqeshje dhe me shprehjen: ?Live - te Drejtoria e Policisë?.Miqtë e tij e kane pyetur se çfarë po ndodhte dhe ai u është përgjigjur: Gjithçka është ne rregull, mos u shqetësoni. Madje Gjuta ka bere edhe shaka: ?Është thjesht nje rezervim dhome?. Ndjekja e gjurmëve te kartave te përdorura ne shpërthimet terroriste konsiderohet nga policia dhe prokuroria një nga mundësitë më të mira për të arritur tek autori i vërtetë i krimeve.

Free Traffic Exchange