https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Hetimi për "shpërthimet-seri" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Krimeve të Rënda po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale të kryera nga grupi, i cili u arrestua një ditë më parë pas operacionit që u zhvillua mjekoheshit në disa qytete. Njeri prej të dyshuarve Marion Mitro, i cili u arrestua teksa tentonte të largohej jashtë vendit mendohet se shërbente si nyje lidhëse mes biznesmenëve dhe vrasësit Julian Sinanaj. Ky person, i cili punonte si Inspektor i Ndërtimit pranë Bashkisë së Vlorës dhe kishte në pronësi një lokal, dyshohet se porositi atentatin që mbeti në tentative, ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. Ndërkohë në një reagim të tij, prefekti i Vlorës ka pohuar se nuk njeh asnjë prej të arrestuarve. Sipas prefektit kemi të bëjmë me një krim të organizuar. Ndërkohë oficere te policisë greke që ndodhen në Tirane për çështjen Ilir Kupa, do të marrin në pyetje edhe Julian Sinanin. Sipas gazetës greke "To Vima", Sinani, gjatë deponimeve ka pohuar se ai ka kryer të paktën 20 vrasje në Greqi, si dhe ka qene pjesëmarrës në atentate me bomba që kanë kryer organizata terroriste në vendin fqinj. "To Vima" nënvizon se policia greke kërkon të verifikojë nëse gjendet para zbardhjes së një seriali sulmesh me lëndë plasëse edhe në Greqi, megjithatë kjo gazetë hedh dhe dyshime për ekzagjerime të qëllimshme në dëshmitë e Sinanajt duke aluduar për rastin e një mitomani.

Free Traffic Exchange