https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Zbulohen shpërthimet në seri. "Megaoperacioni", zbardhen atentatet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Megaoperacion në disa rrethe të vendit. Dy persona shpallen në kërkim dhe 3 të tjerë arrestohen, mes të cilëve zbulohet i dyshuari si vrasës në seri dhe autor i disa prej ngjarjeve më të bujshme të shpërthimeve me lënde plasëse në të gjithë vendin, mes të cilave disa vrasje, plagosje e tentativa për vrasje. Julian Sinanaj 31 vjeç, sipas policisë është person i specializuar për prodhim të lëndëve plasëse dhe vendosjen e tyre në destinacion. Siç kuptohet dhe në pamjet e shpërndara nga policia, Sinanaj, i mbante dhe i përgatiste këto detonatorë në shtëpinë që kishte me qira në Tiranë, ndërkohë që vetë banonte në Vlorë. I dyshuari si vrasës me pagesë, përveç dy vrasjeve me shpërthim, dyshohet se është autor i shpërthimit në banesën e Ardian Kollozit në kohën kur ai ishte kandidat për deputet i Partisë Demokratike, në zgjedhjet e qershorit. Gjithashtu ai është autor i dyshuar i lëndës plasëse të vendosur në automjetin e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi. Pikërisht për ketë ngjarje është arrestuar dhe personi i dytë Marion Mitro, i cili dyshohet se është personi që ka porositur atentatin. Mitro po tentonte të largohej nga vendi nëpërmjet Rinasti, ndërkohë që figuron i punësuar si Inspektor i Inspektoriatit të Ndërtimit në Vlorë. "Gjithçka ka nisur pak ditë më parë, me arrestimin e shtetasit J.S, 30 vjeç nga Vlora, i cili ishte mbajtur në vëzhgim nga policia e Tiranës, pasi dyshohej ai autor i mundshëm i disa veprave të rënda penale dhe person më rrezikshmëri të lartë, pasi kishte njohuri të posaçme në prodhimin dhe vendosjen e eksplozivave të telekomanduar. Ky person përveç aktivitetit kriminal në vendin tonë, dyshohet se është autor i mbi 20 vrasjeve me pagesë si dhe veprave të tjera penale të rënda në shtetin grek" thuhet në deklaratën për shtyp. Siç paralajmëroi një ditë më parë ministri Tahiri, të arrestuarit do të akuzohen për akte terroriste. Ajo që mbetet të kuptohet është nëse këto vrasje kanë ndonjë lidhje me njëra-tjetrën apo behet fjalë për një vrasës serial që merrte porosi të ndryshme.

Free Traffic Exchange