Reagimet për shpërthimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpërthimet me eksploziv qe kishin ne qendër familjen e Ministrit te Brendshëm Sajmir Tahiri dhe një oficer te larte te policisë, janë diskutuar ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partisë Socialiste. Deputetet e mazhorances e kane quajtur nje situate te paprecedent kete vale sulmesh te organizuara. Ne emër te grupit te PS, Erjon Braçe tha se krimi po synon destabilizimin e vendit. E ndërsa Braçe i ka bere thirrje institucioneve te sigurisë qe te hetojnë me shpejtësi autoret e këtyre atentateve, opozita ka reaguar ashpër mbi nivelin e sigurisë në vend. Kreu i grupit parlamentar te PD, Paloka tha se shpërthimet ndaj Tahirit dëshmojnë edhe lidhjet e politikës me bandat e krimit të organizuar. Por pak pas kësaj deklarate, kryeministri Rama ka reaguar ne rrjetin social Facebook, duke shkruar: ?Vetëm nje fjale me vjen per reagimin zyrtar te PD mbi aktin terrorist ndaj familjes se Ministrit te Brendshëm: Paçin faqen e zeze!?