http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Altuna Sejdi, ose e njohur ndryshe si Tuna ka triumfuar ne mbrëmjen finale te spektaklit ?Dancing with the Stars?, duke u bere kështu fituesja e edicionit te peste te këtij produksioni. Këngëtarja nga Maqedonia, ishte dhe personazhi VIP me i votuar nga publiku gjate mbrëmjes finale te spektaklit ?Dancing with the stars?, duke lëne pas Evi Reçin dhe Amos Zaharian. Bashke me trofeun e ?Dancing?, Tuna përfitoi edhe çmimin e madh, apartamentin luksoz, dhurate e kompanisë ?Edil Al?. Dy konkurrentet e pare, te cilët rezultuan me pak te votuar nga kombinimi i votave te publikut dhe jurise, e qe iu larguan garës, ishin modelja nga Zvicra Heidi Lushtaku dhe kantautori Kristi Popa. Ndërkohe qe ethet e forta te finales do t?i përjetonin 3 nga ata qe përgjatë 12 javëve dhuruan edhe emocionet me te forta për publikun, Tuna, Evi Reçi e Amos Zaharia, ku risollen kërcimet e tyre me te mira, duke u vlerësuar maksimalisht edhe nga juria. Nata finale e spektaklit te yjeve solli shume surpriza e emocion per publikun, ku pjese e shfaqjes u be edhe çifti fitues i ?Ballando con le Stelle? ne Itali, Kampionia Paraolimpike e Atletikes, Giusy Versace dhe balerini profesionist Raimondo Tadardo, 5 here fitues i ketij edicioni ne shtetin fqinj. Ne nje lidhje direkte përmes Skype, moderatorja e njohur Italiane Milly Carlucci, vlerësoi maksimalisht produksion shqiptar, duke shprehu keqardhjen e saj per mungesën ne këtë finale, e duke premtuar se do te vizitonte Shqipërinë ne nje te ardhme te afërt. Mes fishekzjarrëve te shumte dhe një atmosfere inkandeshente, u mbyll edhe edicioni i 5-te i ?Dancing with the stars Albania?, ku per 12 jave rresht gjithkush qe pati mundësinë te ishte pjese e kësaj sipërmarrjeje gjigande përjetoi emocionet e një gare qe nuk njeh humbës.