http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Amos Zaharia, Tuna, Evi Reçi, Heidi Lushtaku dhe Kristi Popa do te jene 5 protagonistet e finales se madhe te edicionit te 5-te te spektaklit ?Dancing With The Stars?. Ndërkohë qe votat e publikut dhe piket e jurisë i kane mohuar pjesëmarrjen ne finale 2 konkurrenteve te tjera, këngëtareve Valbona Mema dhe Mariza Ikonomi . Ashtu sikurse pritej gjysmëfinalja solli shume surpriza si per konkurrentet ashtu edhe për ata qe e ndoqën shfaqjen live përmes ekranit te Vizion Plus. Sfida e gjysmëfinales përballi konkurrentet me dy disiplina te ndryshme, ku krahas partnereve profesionist, ne performancen e dyte ata zbriten ne teatrin e yjeve te mbështetur nga miq apo familjar te cilët vete ata kishin përzgjedhur si bashkudhëtare te tyre ne këtë nate. Tangoja pasionante e Amos Zaharise me te ëmën, aktoren e njohur Yllka Mujo, dhuroi emocione te veçanta e u vlerësua maksimalisht nga juria e ?Dancing with the Stars?. Por nuk mbeti pa u komentuar e admiruar edhe performanca e veçante e çiftit Tuna dhe Cozman ne disiplinën Freestyle. Ndërkohë per Evi Recin performanca me te ëmën me tepër sesa nje kërcim i mirëfillte do te mbetej një kujtim i bukur. Modelja nga Zvicra Heidi Lushtaku erdhi ne performancen e dyte nen shoqërinë e Valerit, kantautori Kristi Popa kishte zgjedhur si partnere bashkëshorten e tij, Valbona Mema me mbesën Xhesika Polo, ndërkohe qe këngëtarja Mariza Ikonomi ishte serish me nje duet me Francesk Radin këtë here ne nje tjetër disipline. Finalja e madhe do te jete nje mbremje per te mos u humbur ne spektaklin e yjeve ?Dancing With The Stars?, ku nuk do te mungojnë edhe te ftuarit surprize, dhe emocionet e forta te një gare, ku do te kurorëzohet edhe fituesi i saj.