https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Kastro Zizo lë sërish "Dancing..." - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka zgjatur vetëm një puntatë, rikthimi i Kastro Zizos në garën e "Dancing with the Stars". Artisti i cili bashke me Albano Bogdon u votuan një javë më parë për t'u rikthyer, ishte në fund të klasifikimit të pikëve, duke u përballur në Dance Off me këngëtarin Andos që fitoi dhe sfidën. Mbrëmjes së fundit për këtë vit të spektaklit "Dancing with the Stars" iu bashkuan edhe dy personazhe mjaft të njohur, si pjesë e jurisë që mbron konkurrentët vip. Gazetari nga Kosova Milaim Zeka dhe bukuroshja, modelja me origjinë shkodrane, Anxhela Martini, shkëmbyen kështu batuta mes vipave dhe jurisë tradicionale të "Dancing...". Gjinive të njohura tashmë të kësaj patente ndërkombëtare, me të cilat vipat e mbetur në garë performuan përgjatë mbrëmjes, iu shtua të hënën edhe kërcimi i famshëm brazilian samba... Anxhela Martini surprizoi gjithashtu duke u prezantuar për herë të parë në ekran edhe si kërcimtare, e shoqëruar nga djemtë e trupës profesioniste të baletit. "Dancing..." rikthehet pas kësaj mbrëmje, në të hënën e parë të vitit 2014

Free Traffic Exchange