http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbrëmja e se hënës ne ?Dancing With The Stars? ka sjelle surpriza te reja për publikun dhe konkurrentet. Ne fillim te mbrëmjes një Dance Off i papritur, vuri përballe njeri tjetrit 3 me pak te votuarit e publikut gjate javës, pikërisht Amos Zaharia, Mariza Ikonomi dhe Eva Alikaj. Ne përfundim te sfidës kryetari i Jurisë, Ilir Shaqiri i ka dhënë te drejtën per te vazhduar me tej aktorit Amos Zaharia, ndërkohë qe shënoi fundin e konkurrimit PR Alikajn dhe Ikonomin. Amos Zaharia fitoi edhe imunitet ndaj dance off-it te dyte, ne javën e nëntë te spektaklit ?Dancing With The Stars?. Mbrëmja vazhdoi me një formule te re te quajtur ?Dance Fusion?, ku vipat garuan brenda kohës ne dispozicion, duke performuar këtë here ne dy zhanre te ndryshëm kërcimi. Ndërsa ne ?Dance off-in? e dyte te mbrëmjes ne saje te pikëve te jurisë dhe votave te publikut, pati nje përballje midis këngëtares Tuna dhe modelit Ermal Merdani, ku juria vendos te largoje nga gara e Dancing, pikërisht këtë te fundit. Teksa mbeten edhe 2 jave nga finalja e madhe e spektaklit ?Dancing With The Stars?, nje tjetër surprize e produksionit ishte edhe rifutja ne votim duke i?u dhënë një shans te dyte te 8-te te eliminuarve te deritanishëm, nga ku publiku do te vendos per gjate gjithë kësaj jave se cilin prej tyre kërkon te rishohe ne teatrin e yjeve. Çmimi i madh i këtij edicioni, i shpallur gjate mbrëmjes se djeshme do te jete nje apartament luksoz i ofruar nga Kompania Edil Al.