http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptaret do te vijojnë te penalizohen edhe për një kohe te pacaktuar, për sa i përket çmimeve te kripura qe paguajnë per te udhëtuar me avion, për shkak te monopolit ne aeroportin ?Nene Tereza?. Por drejtues te aviacionit civil, thonë se vetëm pasi te arrijmë 2 milion pasagjerë ne vit, nga 1.7 milion qe janë aktualisht, atëherë ekziston mundësia qe disa shërbime aeroportuale te liberalizohen dhe ky fakt mund te ndikoje ne lehtësim te tarifave. Edhe i shume përfoluri aeroport i Kukësit, do te vijoje te mbetet peng i marrëveshjes monopol i aerodromit te Rinasit. Por deri ne zgjidhjen e këtij ngerçi nga ana e qeverise, ky aerodrom do te ketë një funksion te ri gjate këtij viti. Por këto çmime te kripura, kane stimuluar agjentet turistike te gjejnë rruge te reja, kryesisht nga vendet e rajonit. Me çmime me te leverdishme. Shqipëria është ndoshta vendi i vetëm ne Evrope, qe ka çmimin e nje bilete udhëtimi me avion me te shtrenjtin. Dhe ky fakt ka dy arsye kryesore, i pari është monopoli ne aeroport dhe i dyti është tregu i vogël.