Kosove, bien investimet e huaja - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 13

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekspertët e ekonomisë në Kosovë pohojnë se edhe përgjatë vitit që lamë pas, investimet e huaja të drejtpërdrejta kanë pësuar rënie. Kjo, sipas tyre, vjen si pasojë e një mjedisi të pafavorshëm dhe aspak tërheqës për të bërë biznes dhe thithje të investitorëve potencial. Mungesa e sundimit të ligjit dhe korrupsioni, thonë ekspertët, kanë shkurajuar investitorët potencialë për ta parë Kosovën si një vend për të investuar kapitalin e tyre. Banka Qendrore e Kosovës, në raportin e saj për bilancin e investimeve të huaja direkte përgjatë tremujorit të dytë të vitit 2014, thekson se është shënuar vlerë negative prej 3.6 milionë Euro.