Flenkeshtain mesazh politikes - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Koha e bojkotit politik i takon shekullit te kaluar. Ky ka qenë mesazhi i eurodeputetit Knut Flekeshtajn i cili komentoi miratimin e rezolutës së përbashkët PS-PD. Duke folur në një intervistë për radio ?Deutche Welle?, deputeti i të majtës europiane, qe bashke me Eduard Kukan, ishte nje nga ndërmjetësuesit e krizës ne Shqipëri, vlerësoi vendimin e PD-se për tu kthyer në kuvend. Ai shtoi se tashmë fillojnë sfidat e vërteta për politikën shqiptare. ?Nuk jam i sigurt nëse rreziku ka kaluar, por së pari jam i i gëzuar që Partia Demokratike ka vendosur të rifutet në parlament, dhe sigurisht së pari e ka ajo në dorë, por edhe qeveria që të krijohet një atmosferë që e bën të mundur punën parlamentare. Natyrisht është një punë që kërkon rikonfimim çdo ditë, siç eshte qëndrimi ndaj komisioneve hetimore, respektimi i të drejtat e partive në parlament, po ashtu edhe dekriminalizimi i parlamentit, apo të kihet kujdes që të mos vihen në poste publike elementë të kriminalizuar?. Gjate kësaj interviste, Flekeshtajn vuri theksin te dialogu politik, si e vetmja rruge për të përmbushur reformat që do të çojnë vendin përpara në procesin e integrimit

Free Traffic Exchange